Çeku: FBI heton aferën e pastrimit të 20 milionë dollarëve, përfshihet ambasada e Kosovës në New York

Gazetari hulumtues Fitim Çeku ka ngritur shqetësime për një çështje të rëndë që mund të përfshijë ish-ambasadorin e Kosovës, M.Sh, dhe ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal.

Çeku pretendon se një dosje “Top Sekrete” e FBI-së përmban të dhëna lidhur me një aferë të pastrimit të afërsisht 20 milionë dollarëve, ku përfshihet edhe Ambasada e Kosovës në New York.

Detajet e dosjes ende nuk janë bërë publike, por Çeku nënvizon se hetimet janë duke vazhduar dhe se pritet të dalin në dritë fakte që mund të kenë ndikim të madh. /Kosova.info/


Go to TOP