Manchester City transferon mbrojtësin uzbek nga Lens
Abdukodir Khusanov tashmë do ta veshë fanellën e Manchester City.
Skuadra angleze ka njoftuar të martën se ka siguruar transferimin e mbrojtësit uzbek nga skuadra e Ligue 1, Lens, duke i ofruar atij një kontratë për një periudhë kohore katër vjet e gjysmë.
Sipas mediave britanike, City ka paguar për transferimin e futbollistit një vlerë prej dyzet milionë euro.
Khusanov ka luajtur në trembëdhjetë nga gjashtëmbëdhjetë ndeshjet e këtij sezoni të Ligue 1 me Lens.
“Për një mbrojtës kaq të ri, Abdukodir është jashtëzakonisht inteligjent, i fortë, agresiv dhe shumë i shpejtë”, ka vlerësuar City.
Khusanov është lojtari i parë nga Uzbekistan që luan në Premier League.
Ai ishte transferuar te Lens nga ekipi belorus Energetik-BGU Minsk në vitin 2023 dhe për skuadrën franceze ka luajtur tridhjetë e një ndeshje në të gjitha kompeticionet.
