Bedri Hamza poston video me ekspertin botëror të arsimit: Mezi pres që qeveria ime të punojë ngushtë me themeluesin e PISA-s

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, ka pritur sot në zyrën e tij njërin prej ekspertëve më të njohur të arsimit në botë, Andreas Schleicher, i cili është edhe themelues i PISA-s.

“Mezi pres që qeveria ime të punojë ngushtë me ekspertin botëror të arsimit, mikun tim Andreas Schleicher, themeluesin e PISA-s.

#MaMirë për arsimin.”, ka shkruar Hamza.

Hamza më herët ka thënë se në arsim, rritjen e cilësisë e ka në krye të prioriteteve. Për këtë, ai ka kërkuar edhe ndihmën e ekspertëve më të mirë në botë, siç është themeluesi dhe zhvilluesi i sistemit të testeve dhe instrumenteve arsimore të PISA-s, Andreas Schleicher.

Hamza është zotuar se në ekipin tim do të jenë ekspertët më të mirë të të gjitha fushave.

VIDEO

Go to TOP