Gjermanët blejnë më pak ëmbëlsira, alkool dhe mish në janar pas festave të dhjetorit

Regjim i fortë ushqimi pas ditëve të festave mbushur me ëmbëlsira e mish. Në Gjermani forcohet tradita që janari të kthehet në muaj diete të zgjedhur me dëshirë.

Konsumatorët gjermanë blejnë më rrallë ëmbëlsira, alkool dhe mish në janar. Nuk dihet se si do te jetë ky janar, por duket se trendi, tashmë i njohur nga vitet e mëparshme, u përforcua ndjeshëm në janar 2024, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave.

Më e dukshme është diferenca në krahasim me dhjetorin 2023: Shitjet e ëmbëlsirave ranë me 59.6 për qind në janar 2024. Shitja e alkoolit ra me 49.7 për qind dhe e mishit me 29.4 për qind. Në të tre kategoritë dallimi është rritur në krahasim me vitet e mëparshme.

“Janari i thatë”
Zyra Federale e Statistikave ia atribuon rënien e këtyre blerjeve heqjes dorë vullnetarisht nga këto blerje. Fushata të tilla si “Janari i thatë” ose “Veganuari” luajnë po ashtu rol.

Mund të ketë edhe arsye të tjera; si p.sh. festime më të pakta në janar, ose edhe rezervat e krijuara nga blerjet e mëdha në dhjetor. Çmimet e larta mund të luajnë po ashtu një rol, duke bërë që njerëzit pas festave të bëhen më të kursyer, shpjegojnë ekspertët e statistikave.

Go to TOP