Napoli interesohët për Edon Zhegrovën, në bisedime me Lille
Gazetari italian i njohur për lajmet dhe raportimet e tij mbi kalimet e lojtarëve në futboll, Fabrizio Romano, ka thënë se Napoli ka filluar bisedimet këtë javë me Lille për transferimin e Edon Zhegrovës.
Siç shkruan Romano, Zhegrova është një nga objektivat kryesore të klubit italian.
Megjithatë ai ka thënë se Lille nuk janë të hapur për të lënë të lirë.
“Napoli e vlerëson Zhegrovën, por Lille deri tani nuk ka shfaqur gatishmëri për ta lënë të largohet në janar, duke e vështirësuar një mundësi transferimi pasi duan ta mbajnë lojtarin”, ka shkruar Romano.
