Një i arrestuar për armëmbajtje pa leje në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Pejë njё person të dyshuar për veprën penale “ Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”.

Siç njofton Policia, rreth orës 21:50, patrulla Policore e Planit Operativ, deri sa ishte duke ecur nё kёmbё nё rrugën “Mbreteresha Teutё” nё Pejё, kanё ndaluar njё person pёr legjitimim ku gjatё kontrollit rutinё nё çantën e personit tё dyshuar ёshtё gjetur dhe sekuestruar njё armё pistoletё zoraki M, njё karikator i sё njejtёs armё, tetё  fishekё të kalibrit 7.65mm.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, i njëjti ka deklaruar se posedon edhe njё armё nё shtёpi.

“Njёsitet kompetente tё Stacionit Policor nё Pejё, nё koordinim me Prokurorin e shtetit, kanё kryer kontroll/bastisje nё shtёpinё e personit tё dyshuar aty ёshtё gjetur dhe sekuestruarnjё armё automatike AK47,si dhe njё karikator i zbrazёt”, thuhet në njoftim.

Tutje u tha se i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohet nё procedurё tё rregullt. /Kosova.info/

Go to TOP