Kandidati për deputet Kastriot Shabani mobilizon përkrahësit e LDK-së në Vojnoc për zgjedhjet e 9 shkurtit
Në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, në Vojnoc u zhvillua një takim i rëndësishëm i mbështetësve të LDK-së.
Kandidati per deputet Kastriot Shabani dhe komandanti i UÇK-së dhe kandidati për deputet, Fadil Hadergjonaj, bashkë me anëtarët e tjerë të partisë, diskutuan strategjitë dhe mobilizimin e nëndegës për fushatën zgjedhore.
Ky takim, i cili nënvizoi besimin e palëkundur të anëtarësisë ndaj LDK-së, tregoi përkushtimin e tyre për një fitore të padiskutueshme në Degën e Shtimes. /Kosova.info/



