‘Java Kundër Korrupsionit 2024’, IKD:49.5% e dënimeve, me burgim efektiv

Në kuadër të javës kundër korrupsionit, Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit, publikoi raportin me titull: “Politika ndëshkimore në krimet speciale”. Sipas IKD politika ndëshkimore për krimet speciale ka qenë e ndryshme prej 319 dënimeve të shqiptuara, 158 prej tyre kanë qenë dënime me burgim efektiv, 21 dënime me kusht dhe 140 dënime me gjobë.

Në “Javën Kundër Korrupsionit 2024”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë analizë të 103 aktgjykimeve për periudhën 2020 – 2024.

 Gëzim Shala nga IKD tha se në këtë raport është trajtuar çështja e efikasitetit të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Zamira Krasniqi, hulumtuese në IKD tha se raporti porti përfshinë analizën e aktgjykimeve të Departamentit Special  që lidhen me vepra penale të korrupsionit, krimeve të luftës, krimeve ekonomike, rendit kushtetues, veprave penale të armëve, narkotikëve, etj.

Sipas Krasniqit, shprehur në përqindje, i bie se 49.5% e masës së dënimeve të shqiptuara e përbëjnë dënimet me burgim efektiv, 43.8% e dënimeve të shqiptuara janë dënime me gjobë derisa 6.5% të dënimeve janë me kusht.

Go to TOP