Ndihmëssekretari i NATO-s dënon sulmin në Ibër Lepenc, kërkon hetim të plotë
Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, Tom Goffus, e ka pritur në selinë e NATO-s presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin.
Mes tjerash ata kanë diskutuar për sulmin që ka ndodhur më 29 nëntor në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok.
“Goffus e dënuar sulmin e së premtes në infrastrukturën kritike në Zubin-Potok”, ka njoftuar zëdhënësja e NATO-s.
“Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal”, ka deklaruar ai. /Kosova.info/
ASG Tom Goffus met w/ @VjosaOsmaniPRKS at #NATO HQ. He condemned Friday’s attack on critical infrastructure in Zubin-Potok. All facts must be established through a transparent & full investigation. KFOR remains vigilant. Coordination w/ KFOR is key to regional stability. pic.twitter.com/PF73ePbREu
— NATO Spokesperson Farah Dakhlallah (@NATOpress) December 5, 2024
