Maqedoni/ Fëmijët u veshën me uniforma të UÇK-së për 28 nëntor – Sot mësimi nis me prezencë të Policisë, si në kohën e JUGOSLLAVISË!
Mësimi në shkollën fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës, sot nisi me prezencë të policisë dhe inspektorëve para oborrit të shkollës.
Situata e tillë vjen pas paralajmërimeve të ministres së Arsimit Vesna Janevska për kontroll në këtë shkollë për shkak të veshjes së fëmijëve në festën e 28 nëntorit, përkatësisht uniformave të UÇK-së dhe armëve plastike në duar.
Drejtori i shkollës tha se shfaqja ishte e zakonshme dhe nuk ka pasur kurrfarë tendence për përçarjeje apo nxitjen e tensioneve ndëretnike.
Sipas Drejtorit bashkëjetesa në këtë fshat është jashtëzakonisht e mirë.
Prev Post
Isak kërkohet nga dy gjigantët evropian
