Mbi 400 euro të falsifikuara deponohen në Prizren
Një rast i deponimit të parave të falsifikuara ka ndodhur në një bankat e Prizrenit.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur që shuma është mbi 400 euro.
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka informuar se nga klientët janë deponuar 422 euro para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
