Rithemelohet Federata Ballkanike e Peshëngritjes, e drejton një shqiptar

Elez Gjoza është zgjedhur unanimisht President i Federatës Ballkanike të Peshëngritjes, pas rithemelimit të saj, ka njoftuar Komiteti Olimpik Shqiptar. 

“Ky proces u realizua me iniciativën e Presidentit të Federatës shqiptare të Peshëngritjes dhe mbështetjen e plotë nga Federatat Ndërkombëtare dhe Evropiane.

Në Kongresin e mbajtur në Durrës morën pjesë presidentët e federatave të peshëngritjes nga vendet e Ballkanit, ndërsa aktiviteti u përshëndet nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes, Mohammed Jalood, dhe Presidenti i Federatës Evropiane, Antonio Conflitti. I ftuar special në këtë Kongres ishte edhe Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, i cili theksoi rëndësinë e madhe të rithemelimit të federatës dhe konfirmoi mbështetjen e tij të vazhdueshme për peshëngritjen në rajon”, ka njoftuar KOKSH. /Kosova.info/

Go to TOP