Austria e deklason Norvegjinë në Nations League, Haaland ishte aty

Austria ka arritur një fitore të thellë ndaj Norvegjisë në Grupin 3 të Ligës B në Nations League, duke mposhtur skuadrën nordike me rezultatin e thellë 5-1 në ndeshjen e zhvilluar në Linz.

Ylli i Manchester City, Erling Haaland, ishte prezent në fushë, por nuk arriti të ndikojë, duke mbetur në hije nga performanca e austriakëve.

Ndeshja ka filluar me kërkim nga Austria, që ka kaluar shpejt në epërsi në minutën e tetë me golin e Arnautovic, i cili ka shënuar përsëri në minutën e dyzet e nëntë për ta dyfishuar avantazhin.

Dominimi i skuadrës së trajnerit Ralf Rangnick ka vazhduar, me Lienhart që ka shtuar golin e tretë në minutën e pesëdhjetë e tetë, ndërsa Posch e ka çuar rezultatin në 4-1 në minutën e gjashtëdhjetë e tretë. 

Gregoritsch e ka vulosur fitoren e thellë me golin e pestë në minutën e shtatëdhjetë e një.

Golin e vetëm për Norvegjinë e ka realizuar Sorloth në minutën e tridhjetë e nëntë.

REZULTATET E NDESHJEVE TË SOTME:

Finlanda – Anglia – 1-3

Kazakistan – Sllovenia – 0-1

Austria – Norvegjia – 5-1

Greqia – Irlanda – 2-0

Armenia – Maqedonia e Veriut – 0-2

Ishujt Faroe – Letonia – 1-1

Lihtenshtajni – Gjibraltari – 0-0

Malta – Moldavia – 1-0 

Go to TOP