Rama: Mbi 4,000 përdorime të PrishtinaBikes në vetëm 30 ditë, dëshmojnë suksesin e projektit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se projekti Prishtina Bikes ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm që nga lansimi i tij. Gjatë 30 ditëve të para, biçikletat janë përdorur mbi 4,000 herë, duke dëshmuar interesin e madh të qytetarëve për këtë formë të qëndrueshme të transportit.
“Për më tepër, janë krijuar 5,154 llogari të reja në aplikacionin nextbike, duke sjellë përfitime të shumta për shëndetin e qytetarëve, për mjedisin dhe për uljen e trafikut në kryeqytet”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se, projekti është menaxhuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Prishtina Parking, me Bekim Brestovcin dhe Sokol Havollin që mbikëqyrin zbatimin e tij. /Kosova.info/
