Muharremi: Si ka mundësi, Kosova e vogël socialdemokrate mbi 20 miliardë € humbjet ekonomike tregtare prej 2020-2024?

Analisti Shenoll Muharremi ka ngritur shqetësime të mëdha për politikat ekonomike të Kosovës duke theksuar se humbjet ekonomike tregtare të vendit kanë arritur mbi €20 miliardë vetëm gjatë një mandati qeverisës nga viti 2020 deri në 2024.

Sipas tij, politikat e majta dhe vendimet populiste që shpërndajnë lëmosha 10-20 euro në vend që të ndihmojnë sektorin privat dhe bizneset, po përkeqësojnë gjendjen ekonomike.

Muharremi sugjeron se me mbështetje publike për bizneset, importi dhe deficiti mund të ulen deri në 20% në vit, duke forcuar ekonominë e vendit. /Kosova.info/

Go to TOP