Osmani takon Alice Albright në New York, falënderon për mbështetjen e MCC-së në sektorin e energjisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright. 

Postimi i plotë i Presidentes Osmani

Gjithnjë kënaqësi ta takoj kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright. 

Në New York, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e cila po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë. /Kosova.info/

Go to TOP