Fitim Çeku tërhiqet përkohësisht nga hetimi mbi Jack Smith dhe Hagën: Provat janë në duart e gazetarëve më të fuqishëm

Gazetari hulumtues Fitim Çeku ka njoftuar tërheqjen e tij përkohësisht nga hetimi mbi Jack Smith dhe Hagen, duke theksuar se gazetarë të fuqishëm investigativë në ShBA, përfshirë Tucker Carlson dhe të tjerë nga Fox News, kanë marrë përsipër çështjen.

Në profilin e tij në Facebook, Çeku tha se provat tashmë janë në duart e këtyre gazetarëve me ndikim dhe se pas 5 nëntorit gjithçka do të jetë gati për publikim.

“Unë jam i gatshëm për bashkëpunim me gazetarët amerikanë,” tha Çeku duke sinjalizuar hapjen e tij për të bashkëpunuar me media ndërkombëtare mbi këtë hetim të ndjeshëm. /Kosova.info/

Go to TOP