Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja ndaj atyre që kërcënojnë paqen e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës.

Nëpërmjet një postimi në ‘X’, Kurti tha se ka falënderuar presidenten Ursula von der Leyen për ftesën dhe mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor, teksa ka uruar atë për rizgjedhjen e saj.

Ai theksoi se Kosova është e etur për t’u bashkuar në garën për në krye në një proces anëtarësimi të bazuar në merita.

“Me zgjerimin e kthyer në axhendën e BE-së, ne presim me padurim marrjen e statusit të kandidatit dhe pyetësorit, pasi angazhimi ynë ndaj reformave, zhvillimit dhe demokracisë vetëm sa bëhet më i fortë”, ka shkruar kryeministri Kurti. /Kosova.info/


Go to TOP