Attard: Shkëmbimi i përvojave në fushën e drejtësisë shumë i rëndësishëm

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar, priti sot në takim një delagacion nga Republika e Maltës, prirë nga ministri i Drejtësisë dhe Reformës në Sektorin e Ndërtimit, Jonathan Attard.

Kryetari i Komisioni për Legjislacion, Adnan Rrustemi e vlerësoi të rëndësishëm këtë takim, ndër tjera edhe për faktin e shkëmbimit të përvojave në fushën e drejtësisë.

Më pas, deputeti Rrustemi prezantoi përmbledhazi punën e Kuvendit, gjegjësisht të Komisioni për Legjislacion.

Poashtu, deputeti Rrustemi, foli edhe për reformat në drejtësi, të cilat ndërlidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Ndërkaq, ministri i Drejtësisë dhe Reformës në Sektorin e Ndërtimit, Jonathan Attard, tha se është i improsionuar me mikpritjen në Kosovë.

Ai shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë ndërmjet të dyja vendeve.

Shkëmbimi i përvojave, shtoi ministri Attard, është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm.

Edhe anëtari i Komisioni për Legjislacion, deputeti Dimal Basha, paraqiti në pika të shkurtëra reformat që janë duke u bërë në drejtësi.

Deputeti Basha, ndër të tjera tha se krahas luftimit të krimit dhe të korrupsionit, me reformat në drejtësi synohet të krijohet një ambient edhe më i sigurtë dhe më i barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Go to TOP