Festivali i Këngës në RTK – zbulohet lista e këngëve të edicionit të dytë

Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të Këngës në RTK ka bërë përzgjedhjen e këngëve konkurruese për pjesëmarrje, në edicionin të dytë, të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës.

Tetëmbëdhjetë këngë janë përzgjedhur që të marrin pjesë në netët finale të Festivalit të Këngës, edicioni i dytë, të organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.

Lista e këngëve të edicionit të dytë të Festivalit të këngës në RTK:

• Greta Azizi – Verës

• Inorga – Seks mashina nga Prishtina

• Besmir Shishko – Unë – Ajo

• Santino de Bartolo – Unë jam arbëresh

• Agim Poshka – Ndarja erdhi

• Irma Lepuri – Të dua

• Endrit Krasniqi – Flas me gjethen

• Ardita Begu – Fundosu në dritë

• Rei Bezhani – Zonja tradhti

• Bledi Kaso – Një të vetme ka në jetë

• Artea Bajri – Strong waves

• Dea Strica – N’Shqipni

•Jehona Lumi – Shko

• Arnitë Kastrati – Blla Blla

• Ardit Stafai – Faji

• Vlona Boshnjaku – Lotët

• Bruna Sata – Ti je i pashpirt

• Luna Çaushollaj – Dielli të më shohë

Edicioni i parë i “Fest 2023” ishte realizuar në datat 26, 27 e 28 tetor 2023, në Prishtinë dhe ishte transmetuar live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.

Çmimi kryesor i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK i takoi konkurrentit ‘La Fazani’ me këngën “Oj Kosovë”.

Go to TOP