Rama në Festivalin “Fotoist”: Ekspozita “Arka e Memories” rikthen të kaluarën e fshirë nga historia
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Arka e Memories” në galerinë e Fakultetit të Arteve, gjatë ditës së dytë të festivalit “Fotoist”.
Ai tha se, ekspozita, kuruar nga profesorët Ardian Isufi dhe Lindar Muça, ofron një dritë të re mbi të kaluarën përmes imazheve të zbuluara nga arkivat e Akademisë së Arteve në Tiranë.
“Duke skanuar dhe printuar negativat e filmave që përmbanin imazhe të personave të fshirë nga historia, ekspozita bëhet një akt artistik dhe restaurim historik që thekson rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës dhe kujtesës kolektive”, tha Rama. /Kosova.info/
