Dyfishohet koha e pritjeve te “Dheu i Bardhë”, shkon në një orë

Janë zgjatur pritjet për dalje nga Kosova përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë.

Ato tashmë po shkojnë deri në një orë.

Në përditësimin paraprak nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për dalje nga pika kufitare e lartcekur arrinin në gjysmë ore, tani ato po shkojnë deri në një orë.

Pritjet për dalje në Jarinje, momentalisht janë 10 minuta. Ndërsa në pikën kufitare Horgosh midis Serbisë dhe Hungarisë, pritjet janë zgjatur deri tri orë.

Go to TOP