Young Boys fiton ndaj Galatasaray-t me rezultat 3 me 2

Young Boys ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Galatasaray-t, në takimin e parë të play-off-it të Champions League.

Skuadra zvicerane ka udhëhequr me rezultat 2:0, por që është barazuar rezultati falë dy golave të zëvendësuesit Batshuayi. Katër minuta pa u mbyllur takimi, Young Boys fitoi falë penalltisë.

Për Young Boysin shënuan Monteiro J., Monteiro, Ugrinç, kurse për Galatasarayn du golat i realizoi Batshuayi. 

Young Boysin e pret sfidë e vështirë në Stamboll pas një jave, para një tifozërie të zjarrtë të skuadrës turke.


Go to TOP