Prishtinë: Mbyllet zyra e Supersport Kosova pas 14 vitesh
Pas 14 viteve veprimtari në Kosovë, Supersport Kosova, ka mbyllur zyrën e saj në Prishtinë, si rezultat i një vendimi të kompanisë Digitalb.
Komentatori i njohur sportiv, Arbër Avdyli, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi përfundimin e karrierës së tij në Supersport Kosova.
Në deklaratën e tij, Avdyli shprehu mirënjohjen për mundësinë e dhënë dhe theksoi momentet e jashtëzakonshme të ndara me shikuesit gjatë këtyre viteve, përfshirë komentimet e Premier League, Superligës së Kosovës dhe ndeshjeve të Kombëtares.
Me mbylljen e këtij kapitulli, Avdyli shprehet se është i gatshëm për sfidat dhe projektet e ardhshme. /Kosova.info/
