E more Albin Kurti, vet i 100 mijëti, as dyrbitë e Prindonit stë afrojnë ngat!

Prej kryengritësit që sfidonte superfuqinë, tek lutësi për një ulëse në prehërin e saj – Saga e Albinit në Amerikë

Valon Syla ka goditur sërish me një postim ironik në Facebook, ku i drejtohet kryeministrit Albin Kurti. “E more Albin Kurti. Vet i 100 mijëti… I shajshe ata që të lutshin me i marrë 4 këmisha të bardha për në Shtëpi të Bardhë, tash kqyr aq larg sa që as dyrbitë e Prindonit stë afrojnë ngat,” shkruan Syla, duke e përqeshur distancën e Kurtit nga politika amerikane.

Syla nuk ndalet me kaq, ai ironizon edhe përpjekjet e kryeministrit për të u afruar me udhëheqësit botërorë, duke e krahasuar me një ulje të pahijshme në prehërin e Joe Bidenit. “Veç në prehën me ju ulë Bidenit… more papak i llodhët e posaçërisht i izoluar nga krejt ata që përpos që të çliruan edhe të nxorrën nga burgu.”

Në përfundim, Syla e quan Kurtin “bukëpërmys”, duke lënë të kuptohet se kryeministri ka harruar ndihmën dhe mbështetjen që dikur mori nga partnerët ndërkombëtarë.

Postimi i Sylës, i përzier me humor dhe sarkazëm, po bën xhiron e rrjeteve sociale, me disa që qeshin dhe të tjerë që reflektojnë mbi marrëdhëniet e Kurtit me botën e jashtme.

Go to TOP