Çeku: Dejona Mihali e kapur në flagrancë me zëvendësdrejtorin e RTK-së – prokuroria të nis hetimet për marrëdhëniet e saj me shërbimin sekret grek

Gazetari investigativ, Fitim Çeku, ka ngritur dyshime të rënda mbi Dejona Mihalin, duke e akuzuar atë për lidhje me shërbimin sekret grek dhe për përfshirje në aktivitete të dyshimta në Kosovë.

Sipas tij, Mihali u kap në flagrancë në Rrugën e Kombit me zëvendësdrejtorin e RTK-së, Adi Krasta, dhe ky fakt mund të lidhet me publikimin e lajmeve skandaloze në këtë media.

Çeku ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë marrëdhëniet e Mihalit me shërbimin sekret grek dhe me individë të tjerë që marrin urdhra prej saj. Ai po ashtu ka ngritur pikëpyetje mbi takimin e saj me një inspektor të AKI-së në Gërmi dhe lidhjet e saj me Kujtim Shalën.

Një çështje tjetër e ngritur nga Çeku është edhe pajisja e Dejona Mihalit me pasaportë kosovare nga Presidentja Vjosa Osmani, pa ndjekur procedurën ligjore, duke shkelur kështu çdo rregull në fuqi.

Ai ka theksuar se duhet hetuar veprimtaria e institucioneve dhe individëve të përfshirë, në vend që të sulmohen mediat që raportojnë mbi këto zhvillime. /Kosova.info/

Go to TOP