Kaos e dëme të shumta në Prishtinë, Rama del me një apel për qytetarët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas gjendjes së rëndë në kryeqytet si pasojë e reshjeve të shiut.
Ai u apelon qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Të dashur qytetarë,
Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet
, ju lutemi qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë
.
Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca
, si dhe zjarrfikësit
, janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.
Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë)
080012233 dhe 080012244.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca
Lulzim Fushtica /Kosova.info/
