Nga e hëna mbyllet rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për arsye punimeve rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht.

Në njoftimin për media thuhet se rruga do të mbyllet nga e hëna deri më 24 gusht.

“Për arsye të realizimit të kontratës “Ndërtimi i rrugës Nekibe Kelmendi, faza III”, rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht: Të hënën, më datë 24.06.2024, deri më 24.08.2024”, njofton Komuna.

Në njoftim thuhet se qytetarët mund të përdorin rrugët alternative. /Kosova.info/

Go to TOP