“Grusht shteti” në Mal të Zi: Prokuroria kërkon pesë vite burg për Mandiqin dhe Knezheviqin dhe tetë vjet për Dikiqin
Prokuroria malazeze ka kërkuar në procedurë të përsëritur që ish-liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq, të dënohen me nga pesë vjet burg për rastin e tentativës për terrorizëm në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016. Prokuroria e re Speciale, e zgjedhur pas ndryshimeve politike në vitin 2020, i qëndroi plotësisht aktakuzës së mëparshme.
Ata kërkojnë dënime me burg për të gjithë të akuzuarit, përveç Kristina Hristiqit, për të cilën kërkojnë dënim me kusht.
Pesë vjet pas vendimit të shkallës së parë në atë rast dhe tre vjet pas anulimit të tij, Gjykata e Lartë në Podgoricë po kryen procedura të përsëritura – me një prokuror të ri dhe një gjyqtar të ndryshuar. Ndërkohë kryetar i Kuvendit u zgjodh Mandiq, ndërsa pjesë e shumicës parlamentare është Milan Knezheviq.
Pjesa tjetër e të akuzuarve ndodhen në Serbi, ndërsa dy rusët nuk kanë qenë asnjëherë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore malazeze.
Prokurorët në atë rast, Milivoje Katnić dhe Sasha Čađenović, janë në paraburgim nën akuzat për lidhje me krimin e organizuar. /Kosova.info/
