Osmani: Trashëgimia e Nekibe Kelmendit vazhdon të na frymëzojë

Në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta, presidentja Vjosa Osmani përkujtoi Nekibe Kelmendin. Ajo tha se sot përkujtohet me respekt bashkëpunëtorja e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

Duke e cilësuar si grua stoike, që i bëri ballë vrasjes së bashkëshortit  dhe dy djemve të saj nga regjimi gjenocidal i Milosheviqit, presidentja deklaroi se trashëgimia e saj vazhdon të  frymëzojë dhe të udhëheqë.

“Një jetë të tërë ia kushtoi profesionit të avokates dhe angazhimit politik për Kosovën e lirë dhe të pavarur, duke i bërë ballë vrasjes së burrit dhe dy djemve të saj nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

Vendosmëria, guximi dhe angazhimi i saj mbeten referencë për brezat e tashëm dhe të ardhshëm”, thuhet në postimin e Presidencës. /Kosova.info/

Go to TOP