Gjetje rekord të metaleve të rralla në Norvegji
Depozita më e madhe në Evropë e metaleve të rralla të tokës është gjetur në fushën Fens, në Norvegji.
Sipas një njoftimi për shtyp nga kompania minerare ‘Rare Earths Norway’, gjetja është pesë herë më e madhe se gjetja e mëparshme që konsiderohej më e madhja në Evropë.
Në këtë zonë janë gjetur gjithsej 8.8 milionë tonë metale të rralla. Këto janë të rëndësishme për tranzicionin e gjelbër, thuhet në një njoftim për shtyp.
“Metalet e rralla të tokës përdoren në teknologji të lartë dhe magnet, dhe janë të rëndësishëm për prodhimin e magneteve të fortë, duke përfshirë edhe për turbinat e erës. Ato përdoren gjithashtu në teknologji të tjera të rëndësishme, të gjelbra, siç janë makinat elektrike, tha Rolf Birger Svarstad Pedersen, profesor në Universitetin e Bergenit për mediat norvegjeze.
Nxjerrja e minierave mund të fillojë rreth vitit 2030 dhe vlerësohet të jetë në gjendje të mbulojë dhjetë për qind të nevojave të BE-së.
