Miratohen raportet tremujore të kryeprokurorëve dhe Strategjia e Komunikimit të Sistemit Prokurorial 2024-2026

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti takimin e 248-të me radhë. 

Vendimet që u morën në takimin e sotëm janë si vijojnë, me ç’rast Këshilli i Prokurorial i Kosovës: 

·         Miratoi Strategjinë për Komunikim në Sistemin Prokurorial të Kosovës (2024-2026) me një rekomandim;

·         Miratoi raportet e kryeprokurorëve të prokurorive të vendit për periudhën janar-mars 2024;

·         Transferoi në mënyrë të përhershme prokuroren Ardiana Veseli nga Departamenti i Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë;

·         Njoftoi anëtarët e KPK-së për rrjedhën e procesit për avancim në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Gjakovë;

·         Aprovoi shpalljen e brendshme për avancimin e prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe

·         Mbajti seancë dëgjimore lidhur me rastin disiplinor ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore Prizren, ndërsa vendimi do të bëhet publik sipas ligjeve në fuqi. /Kosova.info/

Go to TOP