AGK nikoqir i takimit të 100 gazetarëve nga 45 asociacione evropiane

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës si anëtar i Federatës Evropiane të Gazetarëve, ka qenë nikoqir i takimit të përvjetshëm të kësaj organizate.

Për herë të parë, Prishtina priti rreth 100 gazetarë e delegatë të 45 asociacioneve e unioneve nga shtetet e Evropës.

“Fjalimet hyrëse u bënë nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, presidentja e EFJ-së, Maja Sever, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, si dhe gazetarja ukrainase e strehuar në Kosovë, Lyudmila Makei”, ka njoftuar AGK.

Pas fjalimeve hyrëse, u zhvillua edhe një diskutim për raportimin nga lufta, me panelistë Tim Dawson, sekretar gjeneral i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, IFJ, Florent Duplouy – Jurist, Platforma e Këshillit të Evropës për Promovimin e Mbrojtjes së Gazetarëve, Wade Goddard, Fotoreporter – War Photo Limited dhe  Sergiy Tomilenko, president i Sindikatës Kombëtare të Gazetarëve të Ukrainës, NUJU. /Kosova.info/


Go to TOP