Osmani: Muaji i Ramazanit, muaj i reflektimit dhe i afrimit në mirëkuptim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e fesë myslimane muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ajo, përmes platformës ‘X’, ka shprehur urimet e saj për të gjitha familjet myslimane në mbarë Kosovën dhe botën.

“Ky muaj reflektimi, ripërtëritjeje dhe përkushtimi na afroftë në mirëkuptim, mirësi dhe respekt për njëri-tjetrin”, ka shkruar presidentja Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP