Shoqata e Pacientëve reagon për rastin e vdekjes së katërvjeçares nga Gjakova
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së vajzës 4 vjeçare nga Komuna e Gjakovës.
“Nga deklara e prindërve vërehet një menaxhim jo i mirë i rastit thuajse në secilin segment, brenda të cilit mund të gjenden vepra penale, shkelje etike e profesionale dhe trajtim jo human”.
PRAK ka ftuar prokurorinë e Shtetit, Inspektoratin Shëndetësor dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësor që ta hetojnë këtë rast si dhe ta gjykojnë dhe ta dënojnë në përputhje me shkeljet e evidentuara.
“Ky rast tregon mirë brishtësinë e sistemit shëndetësor, mungesën e profesionalizmit dhe neglizhencën e një pjese të stafit shëndetësor në menaxhimin e rasteve”.
“Rastet si ky flasin për një pasiguri të sistemit të cilat shkojnë në dëm të pacientëve. Të vdes fëmiu brenda ditës dhe të kemi deklarata kontraverse rreth shkakut, kjo është e papranueshme”.
“Falenderojmë mediat për sensibilizimin e këtij rasti, por, këtu ngrihen pikëpyetje, sa raste të tjera si ky mund të vdesin në heshtje dhe shkaktarët e vdekjeve t’i mbuloj dheu!?”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.
