Pyetje për Nexhmedin Spahiun, Halil Matoshin, Vjosa Osnanin dhe të tjerët që nuk e donë Shqipërinë!

Shkruan: Hafir HOXhA

Kush e solli këtë ligj, këtë vendime, kurë dhe pse?

PSE SHQIPTARËT E KOSOVËS TË MOS JEM MË SHQIPTARË POR VETËM KOSOVARË?

Pse shqiptarët e Kosovës sa ishim nën okupim Jugosllav deri më 09. qershor 1999 në festa shtetërore jugosllave dita e pavarësisë së saj më 29. nëntor dhe festa të tjera kishim të drejtë me i vendos kudo në vende publike e private flamurin kombëtar shqiptarë pran atij shtetëror jugosllav, kishin të drejtë në dokumente personale ( certifikata të lindjes, pasaportë etj.) me u deklaruar dhe me shënua dhe figuronte përkatësia e jonë etnike si shqiptarë!?

Kurse tani në shtetin e pavarur të Kosovës të njëjtit shqiptar zë Kosovës nuk kemi më të drejtë që pran flamurit shtetëror tani më të Kosovës të vendosim edhe flamurin kombëtar shqiptarë sikur para 09.qershorit të 1999?

Dhe pse tani në dokumentet zyrtare të shtetit të Kosovës as në certifikata të lindjes, as në pasaportë dhe në as një lloj dokumenti tjetër zyrtar shtetëror të Kosovës nuk kemi të drejte, nuk deklarohemi, nuk e shkruajmë as nuk na figuron askund përkatësia etnike e jona si shqiptarë?

Kush, kurë, si e sollën këtë ligj, këtë vendim pa pas debat publik, pa u pyet populli se a dëshiron të i ndërron, të heq dorë nga simbolet kombëtare dhe të ndërron përkatësinë etnike nga ajo shqiptarë në diçka tjetër zë re që nuk ekziston si komb në Kosovarë!?

Një fjalë e urtë popullore thotë: i mençuri shkruan e budallai mban mend!

Ne e dimë që jemi shqiptarë, por pse mos të na shkruan në dokumente zyrtare të Kosovës se jemi shqiptarë, por duhet të mbajmë mend!? ☹️🥵

Go to TOP