Nagavci: Sot Kosova feston ditën më të veçantë në historinë e saj

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar të gjithë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci u shpreh se Kosova feston ditën më të veçantë në historinë e saj, dhe kujtoi gjeneratat që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“16 vjet shtet! Sot Kosova feston ditën më të veçantë në historinë e saj, ditën e shpalljes së Pavarësisë. Në këtë ditë të madhe kujtojmë shumë gjenerata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Të gjithë qytetarëve tanë u shpreh urimet më të mira në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të pavarësisë së Kosovës. Gëzuar!”, shkroi Nagavci.

Go to TOP