Organizohet turneu i seniorëve për Ditën e Pavarësisë

FPPK do të fillojë aktivitetet për vitin 2024 me turneun e seniorëve për “Dita e Pavarësisë”, ky turne do të organizohet në Hotel Venus me 18/02/2024 duke filluar nga ora 10:00.

“Në sallë do jenë 8 tavolina mbi tereaflex, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit është siguruar një shujtë (1 sandviç, një frut dhe një pije)

Turneu është paraparë të jetë i hapur dhe të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë lojtarët e moshës mbi 14 vjeçare (të lindura në ose para vitit 2010).

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 14 shkurt në ora 20:00

Shorti do te hidhet të enjten me 15 shkurt përmes platformës online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do te merren në konsiderate”, thuhet në komunikatën për media të FPPK-së. /Kosova.info/

Go to TOP