Bajrami: Mbyllja e Bankës Komerciale e Serbisë, proces i natyrshëm dhe jo veprim i qeverisë

Ish ministrja Hykmete Bajrami tha se mbyllja e “Bankës komerciale nuk ka të bëjë me asgjë me veprimet e Qeverisë dhe ka qenë një proces i natyrshëm.

Ajo tha se kjo Bankë e Serbisë që në Kosovë ka operuar që nga paslufta si bankë e licencuar nga BQK-ja, është mbyllë sot sepse ka me shumë se dy vite që “Bankën Komerciale” në Serbi dhe filialet e saj i ka ble NLB Slovenia, e cila siç e dini ka e një licencë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i takojnë dy licenca.

“Andaj mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë as me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke përmes likuidimit vullnetar”, tha ajo.

Ajo tha se uron që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë, për një licencë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë!. /Kosova.info/

Go to TOP