Udhëzimi administrativ për kryetarët, Hovenier: Një hap për depërshkallëzim të situatës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier, ka thënë se dëshiron që të flasë për implementimin e udhëzimit administrativ për largim të kryetarëve të komunave.

Ai ka thënë se ky udhëzim është formuar pas kërkesës së ShBA-së dhe BE-së që qytetarët të kenë një mundësi për largim të kryetarëve të komunave në Kosovë, duke përmendur se ShBA-ja beson që katër kryetarët në komunat veriore janë zgjedhur në formë ilegale.

“Qeveria e ka miratuar këtë udhëzim administrativ që e shohim si një hap për depërshkallëzim të situatës në veri”

“Më duhet të them se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha institucionet në Kosovë në të gjitha nivelet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar zbatimin e plotë të këtij udhëzimi administrativ që i siguron qytetarët që të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike”, ka thënë Hovenier.

Go to TOP