Oficerët e FSK-së shkëlqejnë, shpërblehen me çmime ndërkombëtare në ShBA
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë shkëlqyer duke i përmbyllur me rezultate të larta trajnimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëntogerët Betim Osmani si dhe Florint Fetiu, u shpërblyen me çmime “Student më i mirë ndërkombëtar” dhe “Distinguished Honor Graduate/Diplomatic Medal” (Nderim/ Medalje diplomatike).
I kënaqur me këtë arritje u shpreh edhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
“Vazhdojmë të investojmë në ngritjen profesionale të ushtarakëve tanë, suksesi i të cilëve flet për nivel të lartë të përkushtimit dhe dëshirës për t’i shërbyer atdheut”, tha Maqedonci.
Tutje thuhet se suksesi i nëntogerëve Osmani dhe Fetiu, tregon nivelin dhe përgatitjen e lartë të pjesëtarëve të FSK-së dhe gjithashtu përforcon imazhin e kësaj force në skenën ndërkombëtare.
