Kërkohej nga Interpol-i, kontrabanduesi i mallrave kapet në Zveçan
Një serb është arrestuar dje në Zveçan nga policia.
Ai dyshohet për dy vepra penale “Kontrabandim me mallra” dhe “Heqje apo dëmtim i vulave zyrtare”.
Fillimisht i dyshuari u lirua pas intervistimit, por pas verifikimit ai rezultoi si person i kërkuar nga Interpol-i (nga autoritetet e Serbisë), njofton raporti 24 orësh.
Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
