Ky është i dyshuari për plagosjen në Klinë, shpallet në kërkim nga Policia

Pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë, ku një person u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur. Viktima Anton Prela është dërguar në spital, ndërsa i dyshuari është arratisur.

Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Tush Frroku nga Istogu.

Ndërsa pak më parë u raportua se personi që është plagosur sot në Klinë ka vdekur.

Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.

“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, dhe mandej nga atje është konfirmuar vdekja e tij” – tha ai.

Go to TOP