Szunyog: Masat janë të kthyeshme dhe të përkohshme por duhet angazhim konstruktiv

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Pas takimit ai ka thënë se masat e BE-së të vendosura ndaj Kosovës janë të kthyeshme dhe të përkohshme.

Por sipas tij duhet një angazhim konstruktiv për ta përmbushur depërshkallëzimin siç po e kërkon BE-ja.

“Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri. I shpjegova se Masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata e 3 qershorit e 27 vendeve të BE-së”, ka shkruar ai.

Go to TOP