E tmerrshme/ Komuna e Prishtinës ‘midis’ rruge i vendosë kontejnerët(Foto)

Një rast i rrallë, që askund në botë nuk ndodh, ka ndodhur në Komunën e Prishtinës.

Midis rrugës, në qendër të Prishtinës, është rregulluar vendi për vendosjen e kontejnerëve.

Përveç rrugës e cila tashmë është bllokuar, me vendosjen e këtyre kontejnerëve, është bllokaur në tërësi edhe trotuari për qarkullimin e këmbësorëve.

Këto pamje të tmerrshme, tregojnë edhe njëherë se vendi jonë, përveç problemeve të përditshme që ballafaqohet, qytetarët tashmë ballafaqohen edhe me tortura të cilat ua shkaktojnë nga Presidenca, Qeveria e deri të kryetarët e komunave.

Në këtë rast, tmerr po përjetojnë qytetarët e Prishtinës nga Kryetari i cili si duket nuk ka menduar asnjëherë për qarkullimin e lirë të makinave.

Kjo është pa edhe me bllokimin e shumë rrugëve./Kosova.info

Go to TOP