FONDI HUMANITAR GJITHËKOMBETAR I VITIT 1991!

Shkruan: Ahmet Asani


▪︎ Ishte kohë kur gjitha subjeket në Zvicër kishin bërë një Marreveshje për bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve. Ishte themeluar edhe fondi i cili u quajt “FONDI HUMANITAR GJITHËKOMBËTAR”, e që në fakt ishte menduar të ishte Fond i përbashket për financimin e luftës!


▪︎ Si perfaqesues i PSHDK-ës në këtë Këshill Koordinues te subjekteve politike per Zvicer, kam pas nderin qe të jem nënshkrues i ketij Fondi dhe në nëntor te v.1991 me rastin e Festës se Flamurit, qe u mbajt në qytetin Zürich të Zvicrës, ta përgatis dhe lexoj referatin kryesor të ketij tubimi. Me kujtohet qe moderator i tubimit ka qenë Qamil Çekaj nga LDK.


▪︎ Ketu po e publikoj nje pjesë te referatit tim, referat ky i cili atëbotë u transmetua edhe nëpërmjet valëve të Radio Zagrebit në gjuhen shipe: “….nëse nuk bashkohemi dhe na ze lufta të përçarë atëhere do t’i kemi disa ushtri, dhe në vend se ta luftojme armikun do të luftojmë njeri tjetrit…nëse politika jonë per çliririmin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, do te drejtohet nga intelektualë demokrat dhe lufta nga ushtarakë profesionist, Kosova dhe viset e saja do të çlirohen dhe per dy dekada shqiptaret do te bëhen fuqi ekonomike e politike ne ballkan!


▪︎ Nëse ndodh qe politika dhe lufta të mbeten në duar të kundërshtarëve të demokracisë pluraliste perëndimore, atëhere jo vetëm që do të dëmtohet lufta, por problemet më të medha do t’na lindin pas lufte….”

Go to TOP