Aida Dërguti për Besnik Bislimin: Me opozitën luan, me Serbinë pulë

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, ka ironizuar me zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Ajo duke komentuar takimin e sotëm që Bislimi e ka me Petkoviqin në Bruksel, ka thënë se zv/kryeministri i Kosovës me opozitën bëhet luan, e me Serbinë pulë.

“Me opozitën luan, me Serbinë pulë😉 Strategjia e dialogut: një hap para, pesë hapa mbrapa! #Qeveriaeshkrepsës”, ka shkruar Dërguti.

Tema të takimti të sotëm do të jenë Marrëveshja Bazë dhe plani për shtensionimin e situatës në veri.

Go to TOP