Deputetja e PDK-së publikon foto Kuvendi: Moj Kosovë, mos thuj marova

Situata në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka eskaluar në përplasje fizike, mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar e deputetëve të shumicës.

E gjithë përleshja fillimisht ka nisur me thirrjet ‘rrenc, rrenc, rrenc’ të deputetes, Ganimete Musliu, gjatë kohës që kryeministri, Albin Kurti, po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit.

E më pas ka qenë deputeti, Mërgim Lushtaku, ai i cili shkoi një hap më tej duke derdhur ujë në drejtim të kryeministrit Kurti.

Këtij të fundit i dolën në ndihmë zëvendësi i tij, Besnik Bislimi dhe ministrat Hekuran Murati, Albulena Haxhiu e të tjerë.

Deputeti Hajdar Beqa shihet se ia heq syzet ministrit Murati dhe më pas qëllon me to drejt qeveritarëve.

Pas përleshjeve, transmetimi i drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës është ndërprerë.

Për këto zhvillime ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Duke publikuar një fotografi nga Kuvendi i Kosovës, ajo shkroi “Moj Kosovë Mos Thuj Marova”.

Moj Kosovë Mos Thuj Marova!

Go to TOP