Berisha tallet me deklaratat e Haxhiut për incizimet, thotë se ajo s’merr vesh në drejtësi

Avokati Besnik Berisha është tallur me kërkesën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me inicizimet e bisedës midis shefet të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, si dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simic.

Haxhiu sot në një konferencë për shtyp i konsideori kwto incizime vepër penale dhe kërkoi që institucionet e drejtësië të merren me të.

“Vaji e tepsia nuk e dinë se çka është ligjshmeria, ndaj dhe drejtojnë kërkesa të kundërligjshme tek Prokuroria”, ka shkruar Berisha në Facebook.

“Albulena Haxhiu ka nevojë me u kthy sërish në fakultet me mësu ‘profesionin’ e vet”.

Berisha akuzoi Haxhiun se nuk di, andaj bëri thirrje që të mos kihen parasysh prononcimet e saj.

“Mos i merrni si të mirëqena prononcimet e saja, thjesht nuk dinë!”

Go to TOP