Dimal Basha i pakënaqur me intervistën e Edi Ramës: Pse vëllai e luan naivin?

Dimal Basha, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar intervistën e Edi Ramës.

Duket se Basha nuk është ndarë i kënaqur nga intervista e Ramës. Madje Basha ka bërë disa pyetje retorike, ndër to edhe ajo se “pse vllau e lun naivin?” (sic).

“Pse vllau e lun naivin? Pse askush në studio nuk ia kujtojke që Kosova ka qenë e gatshme me nënshkru marrëveshje, kurse miku tij Vuciq refuzon se ka cfardo marrëveshje!

Ai refuzon me i respektu edhe të gjitha ato marrëveshje që i ka nënshkru me ata që kanë pas koordinim të plotë.” – shkroi Basha.

Go to TOP